“Shumë mirë që kemi protesta”, Rama: Qeveria reflektim përmes Pasqyrë Albania, niveli më i lartë i transparencës

AKTUALITET


Në Samitin e Turizimit, i cili po mbahet në Bruksel, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj pyetjeve të Euroneës lidhur me protestat që mbahen në Tiranë kundër qeverisë së tij, ndër to edhe deklaratat e këngëtares Dua Lipa.

“Ajo është krenare për protestën unë jam krenar për të, është e thjeshtë. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose koncervimi. Unë them se të dy mund të bashkëbisedojnë dhe të funksionojnë krah për krah. Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua. Ajo është këngëtare. Jam krenar për vendin tim dhe atë cfarë kemi bërë.

10 vjet më pare askush nuk do më ftonte në euroneës kishte edhe më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevardin ku dlain cdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetës së njerëzve që dolën me mua të protestojnë. Fakti që kemi protesta sot është shumë mirë. Ne po bëhemi sit ë gjithë. Sigurisht që njerëzit protestojnë. Kur protestat ishin në fillim dhe u bënë masive, nuk u bënë masive se Shqipëria kishte problemin e flamingove.

Pash atje njerëz që thuhej se ishin votuesit tanë, dolëm me një reflektim dhe kuptuam se kishte një sërë gjërash, dolëm me pasqyrën tonë inteligjente. Do të kalojmë te kjo pasqyrë dhe pasqyra do fillojë të shfaqë cdo të vërtetë për këtë projekt, pastaj njerëzit do kontrollojnë faktet. Kjo pasqyrë do shërbejë për kërkesat që qytetarët kanë për qeverinë do trajtohen si një DHL, dhe kjo pasqyrë do mbajë llogaridhënës të gjithë ata në qeveri që nuk i përgjigjen njerëzve”, u shpreh Rama.



Skip to toolbar