Ilirjana Kuçana, ish-kandidate e PD në Durrës, është përfshirë mes protestuesve në Tiranë, ku të mitur kanë marrë pjesë në tubimin që u shoqërua me akte dhune.
Sipas pamjeve lidhur me ngjarjen, Kurçana shihet mes të miturve, ndërsa ndaj saj ngrihen akuza për nxitje të dhunës.
Në fokus është edhe prania e bombolave shpërthyese gjatë protestës. Pamjet janë publikuar edhe nga kreu i Grupit të PS Taulant Balla.


