Gjykata liron shumicën e protestuesve të dhunshëm/ Vetëm një në arrest me burg, të tjerët arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje

AKTUALITET


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për 19 protestues të arrestuar ditën e parë të protestës.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari, raporton se një prej tyre është lënë në burg, gjashtë në arrest shtëpie dhe 12 të tjerë në detyrim paraqitje.

Ajo tha se personat ndaj të cilëve u caktuan masat e sigurisë janë kryesisht ata individë, të cilët kanë qenë me maska në protestë dhe që kanë kryer veprime të dhunshme ndaj policisë.



Skip to toolbar