Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi protestën dhe aktet e dhunës të shënuara gjatë saj, duke akuzuar Partinë Demokratike se po strehon persona të përfshirë në këto akte.
Balla deklaroi se gjatë protestës së djeshme u sulmuan selia e PS-së dhe institucione të tjera, ndërsa pretendoi se një pjesë e personave të përfshirë u fshehën në ambientet e institucioneve të Partisë Demokratike.
Ai i bëri thirrje opozitës të distancohet nga dhuna dhe të mos mbështesë personat e përfshirë në akte të tilla.Sipas tij, një pjesë e personave të arrestuar kanë precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa ai theksoi se mes tyre ka edhe shtetas të huaj.
Duke iu referuar 51 personave të arrestuar ditën e parë, Balla pretendoi se asnjëri prej tyre nuk ishte student. Mbi këtë bazë, ai argumentoi se protesta nuk mund të konsiderohet më si një protestë e studentëve.
Balla u ndal edhe te ecuria e protestës, duke thënë se pesë kërkesat fillestare janë lënë pas dhe se kërkesa kryesore është bërë largimi i kryeministrit. Ai tha se kryeministri ka shprehur gatishmërinë për dialog.
“Sot për herë të parë PD, ka kërkuar ta mazhoranca i bën mbledhjet në sallën e katit të 4 dhe partia në opozitë i bën në . Thirrja ime për PD të distancohet nga akte dhunë të mos mbështesë persona të përfshirë në akte dhunë, dhe të mos e kthejë PD në një strofull ku fshihen elementë kriminalë. Pjesë më e madhe e personave të arrestuar janë persona me precendent të tjerë penalë. Dhe nga 51 personat e arrestuar ditën e parë nuk kishte asnjë student. Ka edhe persona me shtetësi të huaj. Pra ju konfirmon që kjo nuk është një gjë brenda Shqipërisë. Edhe kur kanë qenë flamingot kam qenë i zëshëm në publik, një moment flamingot ikën dhe aty mbetën sorrat. Që ditën e 6 pesë kërkesat u harruan. Dhe u zeruan të gjitha thanë të ikë kryeministri. Ai doli dhe tha dialog, hajde të flasim. Tani jemi në kushte që protesta nuk është e studentëve, faktet janë që nuk ka studentë të arrestuar. Të gjitha protestat e ashtë-quajtura në rrethe organizohen nga degët e PD”, tha ai.


