Shkarkimi i Metës, Cutillo: Procedura sipas ligjit që të jetë e pakundërshtueshme

Më të fundit


Shkarkimi i presidenti është një proces shumë delikat tha ambasadori i Italisë, Cutillo dhe për këtë nuk duhet ndërhyrë. Cutillo, në emicionin Real Story, tha se parlamenti ka bërë një akuzë ndaj Presidentit se bërë atentat ndaj Kushtetutës, dhe për këtë duhen ndjekur të gjitha ligjet dhe proceset sipas Kushtetutës. Megjithatë tha Cutillo, Kushtetuta italiane ka një nen që nuk lejon që kjo gjë të ndodhi. Ambasadori ka mohuar se po sugjeron ndryshime të Kushtetutës, por ka vlerësuar se duhet të ndiqen të gjitha parimet dhe normat e ligjit, që vendimi përfundimtar të jetë i pakundërshtueshëm.

“ Kushtetuta italiane ka njëlloj mjeti parandalues për të shmangur atë që po ndodhë aktualisht në Shqipëri. Është një nen i Kushtetutës, Neni 89 në veçanti, që thotë ‘të  gjitha aktet e Presidentit të Republikës, që të jenë të vlefshme duhet të firmosen edhe nga Qeveria’. Nuk po sugjeroj që të ndryshohet Kushtetuta… Sigurisht bëhet fjalë për një proces shumë delikat, nuk duhet ndërhyrë. Parlamenti e ka mundësinë për të bërë një akuzë ndaj Presidentit. Në rastin tonë flitet për atentat ndaj Kushtetutës, pra jo vetëm shkelje të rënda të Kushtetutës. Por këtë ja lë juristëve ta analizojnë më mirë. Është një procedura që ne e quajmë demokratike, sepse është e parashikuar në Kushtetutë. Është një kundërpushtet i drejtë, por mënyra se si ushtrohet mendoj se askush nga jashtë nuk ka të drejtë të komentoj, i vetmi vëzhgim që më duket i panevojshëm, është që të ndiqen të gjitha parimet dhe normat e ligjit, që vendimi përfundimtar të jetë i pakundërshtueshëm.” – tha Cutillo për emisionin Real Story.

Në lidhje me pyetjen e gazetarit Sokol Balla se pse foli vetëm Rusa në mbrojtje të Presidentit dhe askush tjetër, Cutillo ka preferuar të mos jap një mendim duke thënë se për këtë duhet të ftojë ambasadorët rus për të sqaruar pozitën e tyre.



Skip to toolbar