Cutillo në Real Story: Është momenti për dialog

AKTUALITET


Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, ishte i ftuari i mbrëmjes në studion e “Real Story”, përballë gazetarit Sokol Balla. Kriza politike dhe mundësitë për zgjidhjen e saj, ishin tema kryesore e diskutimit, dhe pyetjeve që gazetari Sokol Balla i drejtoi ambasadorit Cutillo. Diplomati italian hodhi idenë për një tryezë të gjerë dialogu, përfshirjen e të gjitha palëve, përfshirë këtu edhe me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe një të dërguari të posaçëm, siç është rasti i ish-kryeministrit të Italisë Masimo da Lema, për të diskutuar dhe gjetur një zgjidhje të krizës, që do të ishte e pranusheshme nga të gjithë. Alberto Cutillo u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit janë të ligjshme, pavarësisht se në disa bashki pjesëmarrja mund të ketë qenë 10% e votuesve, por sipas tij, kjo është një përgjegjësi e madhe për Qeverinë. Megjithatë, Cutillo, nuk e përmendi si opsion mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pra si një opsion i propozuar nga ndërkombëtarët. Gjithashtu, Cutillo komentoi edhe procesin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se përderisa është një e drejtë Kushtetuese mund të zhvillohet, mazhoranca duhet të ndjek çdo hap ligjor, duke pyetur edhe Komisionin e Venecias, me qëllim që produkti final të jetë i pakundërshtueshëm. Gjatë intervistës, Alberto Cutillo ka folur dhe për tema të tjera, si hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke u shprehur se ato duhet të hapen, ndërsa një rol të rëndësishëm në këtë proces do të ketë zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Për më tepër, lexoni intervistën e plotë të Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë në Tiranë!


Sokol Balla: Unë kam kënaqësinë të kem jo thjesht një ambasador, por edhe një mik të Shqipërisë, përfaqësues të një vendi poashtu të afërt me vendin tonë, kam kënaqësinë të kem të ftuar ambasadorin e Italisë, z.Alberto Cutillo. Z.Cutilo, mirëmbrëma, faleminderit që jeni me mua sonte.

Alberto Cutillo: Mirëmbrëma Sokol, mirëmbrëma të gjithëve.

Sokol Balla: Z.Ambasador, ju keni qenë në mënyrë diskrete, por aktiv gjatë këtyre muajve të kësaj krize politike, e cila le të themi që është e ulur këmbëkryq në vend, edhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Cilat ishin sipas jush shkaqet e kësaj krize dhe cila mund të jetë zgjidhja e mundshme e saj?.

Cutillo: Ju falënderoj për këtë pyetje shumë interesante, por doja të thoja paraprakisht, se unë nuk jam analist politikë, dhe mbi të gjitha nuk jam shqiptar, nuk flas gjuhën tuaj. Prandaj, si ambasador jam një vëzhgues që mundohem ta kuptoj realitetin e vendit, por ndoshta nuk arrij deri atje ku mund të arrijnë ata që kanë mjetet linguistike dhe kulturore për ta bërë. Por përpiqem ta bëj gjithsesi dhe mundohem të japë atë që është leximi im, sepse mendoj se është një rast për t`u përballur me situatën. Mendoj se rrënja e vërtetë e kësaj krize është ai rrugëtimi i reformave me të cilat Shqipëria duhej të përballej. Reforma që janë të lidhura sidomos por jo vetëm me rrugëtimin Evropian të Shqipërisë. Unë pothuajse kam qëndruar katër vjet në Shqipëri, dhe mbaj mend mirë kur tre vite më parë u arrit të gjendej për një moment konsensusi i të gjitha foracave politike për reformat. Ai ka qenë një moment vendimtar, për fat të keq nuk zgjati shumë. Ndaj këto tre vitet e fundit kemi parë që opinionet janë ndarë. Unë kam vënë re, sidomos në disa anë politike, ndjesinë sikur janë të përjashtuar nga mënyra se si po realizohet kjo reformë, të përjashtuar dhe ndoshta të penalizuar. Ky është një problem që për mendimin tim, me kalimin e kohës e ka çar dhe më tutje acarimin e situatës, e cila ka ndikuar në këtë krizë, që është një krizë e institucioneve dhe e politikës në Shqipëri. Për këtë arsye mendoj se është thelbësore që të rikthehemi te bashkimi, për të vazhduar me reformat. Mendojs se si të gjitha krizat mund të shihet dhe  në aspektin pozitiv. Shpresoj që tani që kaloi periudha më e vështirë, të hapet një sezon i ri dialogu.

Balla: Në fakt ju bët shumë deklarata të rëndësishme, që do të kisha dashur t`ju pyesja. Aq më tepër kur flisni, që opozita ndihet jo vetëm e përjashtuar por edhe prekur nga kjo reformë, nga Reforma në Drejtësi. Megjithatë, ta nisim nga qeveria, pasi kur gjërat nuk shkojnë mirë në një shtëpi, zakonisht faji është i babait. Cila është përgjegjësia që ka qeveria në këtë krizë?

Cutillo: Nuk dua të caktoj notat dhe dëftesat për asnjë. Të gjithë kanë përgjegjësi por duhet të shohim përpara në mënyrë pozitive. Mendoj se qeveria është në një pozitë që nuk ka precedentë në historinë shqiptare, por edhe për shumë vende të tjera. Ka përfaësim politik të vendit, në Tiranë, në institucionet qendrore, por tashmë edhe në bashki. Kush ka shumë pushtet ka dhe përgjegjësi të madhe, përgjegjësinë për ta ushtruar në mënyrën  më të mirë, që do të thotë në mënyrë të përbashkët. Pa favorizuar njërën palë ndaj tjetrës, mendoj se në këtë pikë, qeveria duhet të tregojë pjekuri për t`u hapur ndaj dialogut. Jo me deklarata të përgjithshme disponibiliteti, por duke i propozuar opozitës një platformë të saj për të rinisur një përpjekje kombëtare për reformat.

Balla: Çfarë konkretisht do t`i propozonit qeverisë për të qenë konstruktiv ndaj një opozite, që ndër të tjera, ndihet përveç se e vetëpërjashtuar, edhe e lënduar, siç thatë dhe ju?

Cutillo: Temat që duhet të diskutohet, disa mund të imagjinohen, sepse kanë qenë pjesë e diskutimeve prej muajsh. Flitet për Reformën Zgjedhore, që është shumë e rëndësishme, por unë do të preferoja një tavolinë sa më të gjerë. Kështu që duhet të shkojmë drejt një fryme reformiste. Gjithçka që duhet të reformohet në këtë vend, duhet të jetë e përbashkët. Pra duhet të gjejë qasjen e të gjitha forcave politike. Pastaj, diku mund të gjendet një marrëveshje e plotë, diku mund të ketë dhe mospërputhje, por është shumë e rëndësishme që të gjenden pikat e përbashkëta. Prandaj unë nuk do të doja të caktoja një axhendë të reformave, por dua të përsërisë se kemi një objektiv shumë të madh përpara, integrimin evropian dhe të gjitha hapat që kjo kërkon.

Balla: Z.Ambasador, fakt është që opozita, jo vetëm është jashtë institucioneve, por është vetëpërjashtuar nga institucionet, duke filluar nga Parlamenti me dorëzimin e mandateve, mos pjesëmarrja në zgjedhje, pra çfarë përgjegjësie ka opozita, jo ndaj dëmit që i ka bërë vetes, se sa ndaj dëmit që mund t`i jeë shkaktuar vendit?

Cutillo: Unë do të doja të jepja vetëm një këshillë të përgjithshme. Do t`i këshilloja opozitës të jetë e arsyeshme. Opozita ka bërë disa beteja ekstreme, sidomos për mënyrën se si janë realizuar. Nuk më takon mua të vlerësojë, nëse janë bërë mirë apo keq, por është një periudhë për t`u  treguar të vendosur dhe për të negociuar. Unë mendoj se tani kemi mbrritur në fazën e dytë, natyrisht kjo do të varet shumë dhe nga qeveria.

Balla: Më kujtohet një deklaratë e juaja, në një intervistë dhënë për Televizionin Shqiptar, të cilën në fakt unë e kam cituar shpesh herë në programet e mija gjatë këtyre javëve dhe muajve të krizës. Ju folët për një krizë të brendshme të partive, që më pas kthehet në krizë kombëtare duke thënë; tashmë i takon opozitës të dali dhe të gjejë zgjidhjen e krizës brenda saj! Në njëfarë mënyre, çfarë keni sugjeruar me këtë deklaratë?

Cutillo: nuk dua të hyj në një temë shumë delikate që është demokracia e brendshme brenda partive. Është një temë e rëndësishme në Shqipëri dhe në çdo vend të botës. I lejoj vetes të bëj vetëm një vëzhgim; nuk do të ishte keq një hapje më e madhe ndaj “shoqërisë civiel”. Këtu i bëj dhe një ftesë Shoqërisë Civile, të kërkojë më e vendosur të drejtat që ka ndaj klasës politike. Por thënë kjo, siç thatë edhe ju, është e qartë që opozita ka bërë zgjedhje të pazakonta. Zgjedhje që nuk janë pjesë e zgjedhjeve të zakonshme të partive të opozitës. Ka dalë nga parlamenti, ka vendosur të organizojë protesta me ritme të caktuar, dhe më pas vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nëse kjo ka dhënë rezultat apo jo, nuk më takon mua ta them. Por nuk mund të jetë kjo vazhdimësia, me kalimin e kohës, vjen një periudhë kur duhet kthyer faqja. Duhet bërë një bilanc, për çfarë është arritur dhe çfarë nuk është arritur dhe duhet hyrë në një fazë pozitive, propozuese. Ka disa sinjale, por ndoshta dhe gabohem. Dallohet te protestat e fundit që kanë qenë shumë paqësor, me praninë  e fëmijëve, të rinjve, kjo më bën të besoj se opozita po pjek nevojën për të kaluar në një fazë dialoguese, përtej fazës së kundërshtimit të pastër.

Balla: Në fakt, edhe nga komentet që bët për qeverinë, edhe nga komentet që bët për opozitën, jeni shumë i kundesshëm në dhënien e vlerësimeve, jo në rradhitjen e fakteve. Por, këtu te ne Z.Ambasador është krijuar pak ideja se, edhe ky kulminacion i krizës kaloi, dhe sërish mbetet një faj pa fajtor!

Cutillo: E përsëris, nuk më takon mua të përcaktoj se kush është fajtor. Sigurisht, nga të gjitha palët politike ka pasur një ngurtësim në pozitat e tyre, por nëse kjo është e drejtë apo e gabuar, është  e vështirë për t`u përcaktuar, dhe sigurisht nuk më takon mua ta them. Unë dua të them se sot jemi në një krizë përfaqësimi, siç e thatë dhe ju. Kemi një parlament me një parti, dhe më pas eksponent të partive të tjera, por që në fakt nuk e dinë më as ata, nëse i përfaqësojnë partitë e tyre apo jo. Mbi të gjitha nuk e dinë qytetarët, nëse duhet të kthejnë sytë drejt një force të re politike apo drejt një vazhdimësie të forcave të mëparshme. Tani në bashki situata është dhe më e skajshme, duke qenë se në gjysmën e bashkive ekziston vetëm një parti. Në të tjerat ka shumicë dërrmuese. Kjo është një situatë që nuk mund të vazhdojë gjatë. Unë jam i bindur se për këtë janë të bindura të gjitha forcat politike. Do të nisesha nga kjo pikë e përbashkët, Statusquo-ja nuk mund të mbahet në këtë mënyrë, kështu që duhet të vazhdohet të rikthehemi te normaliteti.

Balla: Me që është folur shumë për 30 qershorin, dhe me që përveç qeverisë ka qenë komuniteti ndërkombëtar, thuajse një zëri që ato të mbahen. Gjithësesi ato janë diskutuar shumë në formë dhe në përmbajtje, a keni ju një vlerësim për atë që ndodhi në 30 qershor?

Cutillo: 30 qershori sa i përket kuadrit juridik, për të mos folur për kuadrin politik, është një rast i vetëm besoj në historinë  shqiptare. Ka institucione të ndryshme që përcaktojnë data të ndryshme. Kjo krijoi një klimë pasigurise, siç e sinjalizoi dhe raporti paraprak i OSBE/ODIHR, më pas do të shohim se si do të paraqitet në raportin përfundimtar. Në thelb unë do të thosha që kemi një paradoks siç e përmendëm dhe pak më parë, mendoj në ato bashki p.sh., ku ka votuar rreth 10% e votuesve. Dhe me këtë 10% sot dikush ka 100% të këshilltarëve bashkiakë. Është një përgjegjësi e madhe të administrosh këtë peshë përfaqësimi, të përfaqësosh këdo, pavarësisht se shumë pak veta i kanë votuar. Mendoj se kjo mund të vazhdojë vetëm për një periudhë të shkurtër, por mendoj se aspirata nuk është për shumë gjatë. Prandaj duhet të kërkohet një reflektim mbi këtë situatë. Prandaj dua të sqaroj diçka; ky rezultat zgjedhor mund të pranohet nga ana morale, por është një fakt, mund të ndryshohet vetëm nga një Gjykatë, nëse ka elemente që të bëjnë të mendosh se këto zgjedhje kanë qenë të parregullta ose jo. Kush i ka këto elemente duhet t`i çojë në gjykatat përkatëse. Këtë u kam thënë edhe disa kryetarëve të bashkive të opozitë, që i takova javën e kaluar. Ekziston edhe Gjykata Kushtetuese, e cila më pas kur të jetë në funksion, do të mund t`i gjykojë nëse ky proces ka qenë i ligjshëm dhe legjitim, por përtej këtij opsioni, kur të ndërhyjë drejtësia mbi këtë proces, tani duhet parë përpara dhe duhet administruar ky rezultat që arritëm. Nëse mund të bëj për një çast, atë që thashë në fillim që nuk jam, pra analistin politikë, një e dhënë e këtyre votimeve më bën kurioz, paçka se këto rezultate nuk janë përfundimtare, por më bëri shumë përshtypje numri i lartë i votave të pavlefshme. Besoj në përgjithësi në të gjitha Bashkitë. Si qytetar i thjesht pyes veten se çfarë i bën qytetarët të shkojnë të votojnë, dhe më pas t`a bëjnë të pavlefshme fletën e votimit?! Këtë punë ia lë analistëve, por mendoj se është një mesazh i rëndësishëm që u drejtohet të gjitha forcave politike. Është një mesazh për të gjithë ata që duan ta ndryshojnë situatën, për të gjithë ata që duan të jenë në zgjedhjet e ardhshme se duhet analizuar kjo votë proteste.

Balla: Unë besoj se ka qenë një e dhënë interesante, edhe në Tiranë mbi 10 mijë, i fletëve të pavlefshme ndoshta Tirana vendi ku votuesit janë ndierë më pak të intimiduar, dhe kanë shkuar të votojnë dhe më pas e kanë shprehur votën e tyre, që është një votë proteste, në një farë mënyre për t`i thënë partive opozitare; askush nuk mund ta ndalojë të drejtën tonë për të votuar. Por që sigurisht në këto zgjedhje, me njërën palë, vota  jonë nuk ka vlerë. Besoj se ky do të ishte lexim i skatë, apo jo?!

Cutillo: Do t`ia lë analistëve leximin…

Balla: Zoti Amabasador, një pyetje në fakt, nga që ju e përsërisni shpesh deri tani, do të doja t`ju pyesja: 30 qershori u këmbëngul shumë nga komuniteti ndërkombëtar, me idenë e mos krijimit të një precedenti. Por tani ju thoni që kjo situatë, me këtë peshë të madhe pushteti që ka Partia Socialiste, por të papërfaqësuar në elektorat, ju thoni që është një çështje që nuk mund të zgjasë shumë. A mendoni se në këtë tryezën e gjerë, për të cilën ju flisni, duhet të flitet dhe për zgjedhje të parakohshme lokale?! Pasi nga sinjalet që unë kam, është se mazhoranca do të mbajë qëndrimin e mosmbajtjes së zgjedhjeve të reja të parakohshme lokale, pra për të mos krijuar një precedent tjetër. Ndjesë që ju pyes posaçërisht për këtë!

Cutillo: Unë nuk kam një tez të paracaktuar, por ajo që kam thënë është se të administrosh një bashki, kur ke pasur një mbështetje popullore, në disa raste, sepse ka dhe përjashtime, por flasë dhe për disa raste ekstreme kur të dhënat flasin për më pak se 10% të popullësisë që ka votuar, atëherë ky është një angazhim shumë i madh sepse duhet vërtetuar sepse duhet administruar qyteti edhe për atë 90% të popullësisë që nuk e ka votuar. Nuk besoj se është e pamundur, por besoj se është një detyrë shumë angazhuese, dhe nëse kryetarët e bashkisë do të jenë në gjendje të administrojnë, sigurisht mund të vazhdojë kështu edhe për katër vjet. Por mendoj se është një element që duhet konsideruar, sepse pastaj sigurisht qeveria do të ketë opsionet e veta, do të vendosi nëse do e vendosi në tavolinën e negociatave edhe këtë, mendoj se do të ishte e vlefshme në të dyja rastet.

Balla: Një risi e kësja krize është, se për herë të parë roli i komunitetit ndërkombëtar është kritikuar shumë, shumë më ndryshe, dhe është kritikuar në thelb dhe nga shumë palë. Përse?

Cutillo: kjo është një pyetje interesante, dhe ju flasë me që kam qenë katër vjet në Shqipëri. Ajo që më bëri shumë përshtypje kur mbrrita në Tiranë, ishte vëmendja e madhe e opinionit publik dhe e mediave, për mendimin e ndërkombëtarëve. Mund të them se nuk është kështu në shumë vende të tjera. Sigurisht nuk ka qenë kështu në vendet ku kam punuar unë më parë. Kjo vëmendje është dhe kritike. Dua të them ne kritikohemi gjithmonë, ne kritikohemi kur flasim, sepse ajo që themi mund të jetë e gabuar ose mund të mos pëlqehet. Kritikohemi për gjërat që kemi thënë, shumë herë na kritikuar kur unë nuk ndërhyja në debat. Kështu që unë do të doja ta ulja pak. të ulja pak pritshmëritë ndaj ndërkombëtarëve. Këtë dua ta them, sepse ndonjëherë polemikat kanë qenë të pakëndshme. Nuk jemi këtu për të mbajtur njërën anë, për të mbrojtur një parti apo një tjetër. Ne jemi këtu për të përfaqësuar vendin tonë, në këtë rast Italinë. Nëse do të bëja politikë në Shqipëri, do të më thërrisnin menjëherë në Romë nga Ministria e Jashtme. Nuk është një përfitim për karrierën time. Ne jemi këtu sepse duam të përforcojmë marrëdhënien dypalëshe mes dy vendeve. Ky është synimi i të gjithë ambasadorëve, unë flasë për vete, por besoj se interpretoj këtu të gjithë kategorinë. Nuk mund të largohemi nga kjo linjë, sepse kryeqyteti jonë na vëzhgon. Prandaj nëse ndonjëherë themi ndonjë gjë që mund të lexohet në favor të njërës palë, ose të tjerës, nuk është sepse duam ta bëjmë vërtetë. Është e qartë, sepse idetë tona janë më afër njërit apo tjetrit. Misioni jonë është të asistojë institucionet shqiptare, për të ecur përpara në marrëdhëniet dypalëshe. E kemi shumë përzemër hapjen e negociatave me BE. Do të doja lexohej vetëm në këtë mënyrë, dhe jo si ndikim në sovranitet. Të hysh në BE do të thotë të heqësh dorë nga një pjesë e sovranitetit që transferohet në Bruksel. Dua të sjellë një shembull, kur hartohet buxheti i shtetit, duhet marrë parasysh rregullat dhe traktatet e komisioni, që mund të vendosë dhe sanksione për shtetet që nuk i plotësojnë. Kjo vlen për të gjitha vendet. Edhe Shqipëria duhet të përgatitet, që për hyrjen ne BE duhet të heqë dorë nga një pjesë e sovranitetit. Nga Brukseli vijnë vazhdimisht kërkesa që nëse nuk plotësohen, procesi nuk ecën. Prandaj është normale që ne ambasadorët të vigjilojmë mbi këtë proces. Inrersohemi se çfarë bëjnë forcat politike, ndonjëherë bëjmë dhe komente, asnjëherë të anshëm, mundohemi të jemi objektiv sigurisht ashtu siç mund ta shikojmë në mënyrë objektive realitetin e vendit.

Balla: Ka një zë shumë të fortë politikë në Shqipëri, i cili është shpallur shumë sovranist, që është Presidenti i Republikës. Ndaj të cilit, Parlamenti ka nisur procedurën e shkarkimit, ka caktuar komisionit, relatorët, mendoni që në një vend si Italia p.sh., do të ndodhte një gjë e tillë?

Cutillo: paraprakisht dua të them se Italia dhe Shqipëria janë Republika Paralamentare. Por kjo nuk do të thotë që kemi të njëjtat rregulla kushtetuese. Prandaj duhet të bëjmë shumë kujdes, kur bëjmë analogji. Mendoj se Kushtetuta italiane ka njëlloj mjeti parandalues për të shmanguar atë që po ndodhë aktualisht në Shqipëri. Është një nen i Kushtetutës, Neni 89 në veçanti, që thotë ‘të  gjitha aktet e Presidentit të Republikës, që të jenë të vlefshme duhet të firmosen edhe nga Qeveria’. Është një nen që mesadi unë nuk ekziston në Kushtetutën shqiptare. Është një masë parandaluese, sepse duke e ditur që ekziston…

Balla: Këtu është e kundërta në disa raste, janë masa të Qeverisë që duhet të firmosen nga Presidenti…

Cutillo: Në Itali parashikohet edhe kjo, por një nen i veçantë përcakton se të gjitha aktet e presidentit duhet të firmosen dhe nga qeveria. Kjo do të thotë që presidenti mund të ketë ide politike, apo mendime të ndryshme nga Kryeministri, por secili i bashkëjeton përgjegjësitë institucionale. Presidenti e di se pa firmën e Qeverisë një vendim i tij, nuk ka vlerë, pra nuk do të bëhet një akt juridik. Unë mendoj se ky nen ka bërë të mund të shmangen probleme të krahasueshme me ato që po jetojmë sot. Nuk po sygjeroj që të ndryshohet Kushtetuta…

Balla: Sa doja t`ju pyesja në fakt, se mos do e sygjeronit për tryezën e gjerë të bisedimeve! Po në fakt mund të ishte një zgjidhje. Gjithsesi, duket se po shkon drejt faktit të kryer tashmë, shkarkimi i Presidentit. Akti i fundit mbetet Gjykata Kushtetuese kur ajo të ngrihet.

Cutillo:  Sigurisht bëhet fjalë për një proces shumë delikat, nuk duhet ndërhyrë. Komisioni ka ndërmend që të konsultojë dhe organet ndërkombtëare, kam përshtypjen që është përmend Komisioni i Venecias. Nëse procedura parashikon një gjë të tillë, mendoj se është një gjë shumë e mirë, për të pasur dhe një ekspertizë të jashtme. Duhet vepruar në të gjitha format.

Balla: Si ka mundësi, Z.Ambasador, që askush nga komuniteti Euro-Atlantik, nuk ka bërë një koment për çështjen, për shkarkimin e Presidentit. Koment ka bërë vetëm Rusia?

Cutillo: Ky është një akt institucional i parashikuar nga Kushtetuta, edhe në Itali pë të bërë një analogji. Parlamenti e ka mundësinë për të bërë një akuzë ndaj Presidentit. Në rastin tonë flitet për atentat ndaj Kushtetutës, pra jo vetëm shkelje të rënda të Kushtetutës. Por këtë ja lë juristëve ta analizojnë më mirë. Është një procedura që ne e quajmë demokratike, sepse është e parashikuar në Kushtetutë. Është një kundërpushtet i drejtë, por mënyra se si ushtrohet mendoj se askush nga jashtë nuk ka të drejtë të komentoj, i vetmi vëzhgim që më duket i panevojshëm, është që të ndiqen të gjitha paraimet dhe normat e ligjit, që vendimi përfundimtar të jetë i pakundërshtushëm.

Balla: Nëse ju pyes sërish, pse Rusët folën të vetëm?

Cutillo: Të them të drejtën, nuk mbaj mend mirë se çfarë thanë…

Balla: E mbrojtën…

Cutillo: Epo ndoshta është rasti për të ftuar ambasadorin rusë, për ta sqaruar pozitën e vetë.

Balla: Ti kthehemi pak raportit të Italisë me krizën. Ju personalisht keni qenë çdo ditë i përfshirë në të, pavarësisht se keni folur rrallë. Por edhe më rrallë ka folur Ministria e Jashtme. Duket se amerikanët dhe gjermanët ishin ata që u përfshinë më shumë në këtë krizë. Ka qenë Ministri i Jashtëm dhe më pas zëvendës ministri Salvini, të cilët publikisht bën thirrje për qetësi dhe folën për dialog mes palëve.

Cutillo: Unë nuk dua të komentoj se cfarë bëjnë vendet e tjera. Në këtë rast sa i përket Italisë, ajo që thatë juve, është e saktë. Mendoj se kemi mbajtur një qëndrim të ekuilibruar, kemi vërtetuar se jemi të intersuar për atë çfarë ndodhë në shqetësimet që mund të merrnin ngjarjet. Ftuam palët në dialog. Mendoj se ky është qëndrimi i duhur për një vend mik, që nuk do të ndërhyjë në sovranitetin kombëtar të Shqipërisë.

Balla: Ti kthehemi krizës. Ju folët për një tryezë të gjerë politike, mendoni se është e mundur, mendoni se duhet të ketë një ndërhyrje ndërkombëtare apo prapë do t`ia lini institucioneve shqiptare?

Cutillo: Sigurisht në të shkuarën ka pasur ndërhyrje të jashtme, që është kërkuar nga vetë palët. Ndonjëherë edhe shumë shpesh, madje dhe në mënyrë invazive. Megjithatë, unë mendoj se ngjarjet e këtyre muajve në këtë aspekt mund të jenë inkurajuese. Mund të themi se Shqipëria po maturon përvojën për të administruar krizat. Kjo është një krizë që lindi brenda vendit, dhe duhet të zgjidhet brenda vendit. Unë mendoj se është një sfidë për të gjitha forcat politike, që duhet të tregojnë aftësitë për ta zgjidhur vetë. Thënë kjo se nëse të gjitha palët do të jenë dakord që të kërkojnë një prani ndërkombëtare, kjo është e qartë se shumë personalitetet ndërkombëtare kanë pasur rastin të njohin mirë Shqipërinë, mund të gjenden figura pozitive, që mund t`i ndihmojnë palët të gjejnë zgjidhjen.

Balla: Nga informacionet që kam unë, nga kuanti i ambasadorëve, flitet për një të dërguar ndërkombëtar, që mund të vij në Shqipëri dhe për të gjetur një zgjidhje me të gjitha palëve. Dhe shpesh dëgjohët të flitet për Masimo da Lema, që është mik me të gjitha palët dhe është shumë familjarë, qoftë me Presidentin Meta, me Partinë Socialiste, apo dhe me ish-kryeministrin Berisha.

Cutillo: Unë kam pasur rastin që këtu në Tiranë të takoj shumë italianë. Politikan italian, që kanë pasur rol të rëndësishëm në Shqipëri, si p.sh., ish-kryeministri Da Lema. Kemi një kapital poltikë të përbashkët, pra kemi dhe mundësinë për të përcaktuar dhe për të zgjedhur brenda Italisë dhe jo vetëm brenda Italisë, për të zgjedhur personazhe që kanë simpatinë dhe respektin e të gjithë faktorëve poltikë. Por kjo vetëm nëse do ta duan të gjitha palët në Shqipëri.

Balla: Cili do të ishte fokusi i këtij misionari ndërkombëtar, dhe a do të përfshihej çështja e zgjedhjeve të parakohshme?

Cutillo: Siç e thashë dhe më parë, axhendën duhet ta bëjnë partitë, duhet ta bëjnë palët politike shqiptare. Temat do të jenë ato që do të gjejnë në tavolinë. Unë mendoj se një i dërguar i posaçëm, që do ta quaja më shumë, një lehtësues, duhet të jetë një personal, që me marrëdhënien personale, të mund të lehtësojë besimin mes palëve. Të thyejë akullin, për të mbledhur palët të gjithë në tavolinë, dhe pastaj ti lërë që negociatat të vazhdojnë sipas argumentave që palët do të duan të diskutojnë. Për mua nuk tabu, që reforma sa më e gjerë mund të jetë, aq më mirë, sepse kështu mund të fillojë një sezon mbështetje ndaj reformave. Nëse e vetmja vij e kuqe, që ne si Itali nuk do ta kuptonim, është një ridiskutim i reformës së Gjyqësorit, që është thelbi i gjithë reformave shqiptare, dhe sigurisht në sensin e integrimit evropian do të ishte një hap i gabuar. Ndaj them se nuk duam ta shohim, sepse do të kishte pasoja për integrimin evropian.

Balla: A ka të intersuar individ politikë në Shqipëri, që duan që kjo të mos ndodhë, që reforma gjyqësore të bllokohet?

Cutillo: Nuk e di sepse nga kontaktet që kam pasur, nuk kam gjetur individ që e kanë pranuar këtë gjë. Reformën e duan të gjithë, qëkur u thye konsensusi, jo të gjithë ndihen të gjithë të përfshirë. Prandaj në këtë formë mund të kenë arritur dhe bindjen se ndihen të përjashtuar. Mendoj se një tavolinë e përbashkët, është rruga kryesore, për të sheshuar dhe ato që mund të kenë qenë keqkuptime, apo vendime që janë marrë kundër dikujt. Dua të përshëndes edhe punën që po bëjnë institucionet që janë përfshirë në reformë. E kam fjalën për komisionet për Vettingun, edhe për këshillat e rinj të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është një punë me shumë presion dhe që ka mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar.

Balla: Nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshëshe, Italia është një shtëpi e dytë për Shqipërinë. Ju keni folur dhe për një rrotë që ecën në drejtim të kundërt.

Cutillo: Në të vërtetë “rrota e kundërt” është titulli i një filmi i realizuar kohët e fundit, që kam përshtypjen që do shfaqet shumë shpejt dhe këtu. Është e vërtetë që ekziston që numëron rreth 2500 italian që banojnë këtu prej vite, ka studentë, sipërmarrës, operator ekonomik, por nuk është e krahasueshme për kolektivitetin prej më shumë se 400 mijë njerëz që jetojnë në Itali. Është një numër që bie për shkak të integrimit, pra për ne nuk janë më të huaj se kanë të dyja nënshtetësitë. Ky është një sinjal integrimi. Jemi shumë krenar ne italianët, që para ca kohësh, pasi përpara se Shqipëria të futet në BE, do të futen shqiptarët falë nënshtetëisë së dyfishtë.

Balla: Një nga plagët sociale, është emigracioni. Largimi në masë i të rinjve, ka një pjesë që ikën për arsye punësimi dhe në vende të tjera.

Cutillo: Emigrimi është një fenomen shumë kompleks. Edhe vetë Italia e ka vuajtur këtë problem. Emigracionet mund të shfrytëzohen. Emigranëtët dërgojnë para për familjet që janë këtu, duke lehtësuar jetesën e familjeve që jetojnë këtu. Në këtë mënyrë po mundohemi të rrisim interesin e diasporës për Shqipërinë, duke favorizuar forma investimi me paratë e emigrantëve. Është e qartë që Italia ka mundësi edukimi edhe papagesë, që u ofrohen emigrantëve edhe përtej nënshtetësisë. Prandaj të rinjtë shqiptarë kanë ditur ti shfrytëzojnë këto instrumente. Unë takoj shpesh të rinj që kanë vendosur ta përdorin këtu atë që kanë mësuar në Itali. Janë sipërmarrës, apo punojnë për adminisrtatën. Prandaj shikojë dhe rastet pozitive. Të mundohemi të balancojmë pozitivet me negativet, dhe të administrojmë këtë situatë që të jetë fituese për të dyja palët. Për këtë ne luftojmë që të mësohet italishtja në shkollë dhe në universitete, sepse marrëdhëniet janë shumë të fuqishmë. Mendoj se është në intersin e të dyja palëve që të shfrytëzojnë këtë instrument.

Balla: Është në intersine  të dyja palëve që të kenë marrëdhënie sa më të mira ekonomike. Shpesh herë edhe qeveritë e mëparshme, por kjo aktualja, po kritikohen për mungesën e investimeve të mëdha në vend.

Cutillo: Investime ka sigurisht, por është e drejtë që të kërkohet që të ketë dhe më shumë. jam i sigurt që investimet e mëdha mund të vijnë, është një nga deyrat që unë kam si ambasador. Por na duhet një kuadër juridik më i qartë dhe i sigurt. Na duhet një konkurrueshmëri e hapur që të mos penalizojë ata që vijnë nga jashtë apo ata që nuk kanë lidhjet e duhura. Dua ta shtoj dhe zërin tim shqetësimeve të KE dhe FMN, mbi bashkëpunimet PPP, janë legjitime, por duhet të administrohen në mënyrë shumë të kujdesshme ndaj pejsëmarrësve dhe ndaj pasojave që mund të kenë në ekonominë shqiptare. Di që jo të gjitha kriteret janë përmbushur, di që është një ligj që nuk është përmbushur.

Balla: Ministri Cakaj ka deklaruar kohët e fundit se Shqipëria është gati të përballet me sfidën e drejtimit të OSBE-së. Duhet të falenderojmë dhe ITalinë, që  na ka propozuar.

Cutillo: Kështu është, në 2018, kryesimin e kishte Italia dhe një nga detyrat e presidencës është që të përcaktojë kryesinë e ardhshme. Italia propozi Shqipërinë me që nuk e kishte mbajtur asnjëherë. Është një provë e pjekurisë në politikën e jashtme të Shqipërisë. Jemi të gatashëm të asistojmë Shqipërinë në këtë kryesim, po bashkëpunojmë për përgatitjen e këtij kryesimi, do të bashkëpunojmë gjatë presidencës. Jam i bindur se do të jetë efikase.

Balla: Ju keni qenë mbështetës i hapjes së negociatave. Kemi dhe një datë, që është 17 tetori, a do të jetë kjo datë për një përgjigje përfundimtare, për një Po për një Jo, pasi ka një lojë që prej 2017, por a do mari fund kjo lojë në 17 tetor, pavarësisht dilemave që mund të ketë te vendet anëtare. Cilat mund të jenë ato argumentat e forta që Shqipëria mund ti japi BE?

Cutillo: Italia e ka mbështetur dhe do ta mbështesi hapjen e negociatave.  Mendojmë se është koha për ti hapur në tetor. Ato vende që nuk duan të mbivendosin procesin e zgjerimit me atë rë reformimit të BE, nuk kanë arsye të ngurrojnë, pasi të hapen negociatat fillon një fazë tjetër para se vendi të bëhet pjesë e BE. Dhe mendoj se kjo mund të eci në mënyrë paralele. Mendoj se kjo duhet të merret nga të gjithë vendet anëtare. Shqipëria mund ta bëj pjesën e vetë, kjo shtyrje mund të jetë një mundësi për të garantuar progres në ato sektor kyç, lufta ndaj krimit të organizuar dhe nga ana tjetër Reforma në Drejtësi. Këtu mund të tregohet një vullnet për të ecur më para. Këtu mund të ofrohet një kohë më e qartë për ngritjen e institucioneve si SPAK, që do të luftojë krimin. Këtu do të ishte një instrument i rëndësishëm për ne për të insistuar për hapjen e negociatave. Duhet të hapen një sër çshtjesht të rëndësishme për korrupsionin, që kanë dalë në media, si përgjime.  E dimë që tashmë këto hetime ekzistojnë, unë besoj që është një pritshërmi legjitime e të gjithëve, në radhë të parë e Shqipërisë por dhe Evropës. E vetë të hetuarëve që të arrihet një skatësim gjyqësor, pasi dyshimi mund të vazhdojë me vite pa pasur një thelb. Prandaj është e rëndësishme që të ketë një vendim gjyqësor. Kjo s`mund të ndodh nesër, por të kemi një sinjal se kjo po ndodhë, dhe kjo do të jetë një shigjetë më shumë për harkun tonë, dhe mendoj se hapja e negociatave do të ishte më e lehtë.

Balla: Në fund do të doja t`ju bëja një pyetje, që lidhet me Reformën në Drejtësi por jo vetëm. BE, EURALIUS, OPDAT, SHBA, Komisioni i Venecias, të gjitha këto janë faktor që kanë mbështetur kapërcimin e vështirësive, që tashmë është në fazën finale. Një nga këto organizata që pak ditë më parë shprehur krenarinë që e kishte mbështetur këtë reformë, ishte Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, ose e njohur ndryshe Fondacioni Soros. Ndërkohë, ky fondacion është vënë nën akuzë nga Presidenti i Republikës. Unë në pjesën e dytë, do të ritransmetoj intervistën që George Soros, ka dhënë në Shqipëri, ma ka dhënë mua në vitin e largët 2005. Keni një opinion për këtë, jo më tepër për akuzat e Presidentit, por mbi rolin e George Soros, që ka luajtur dhe luan në vende si Shqipëria?

Cutillo: Më vjen keq, më gjeni të papërgatitur për këtë temë. Unë nuk i njoh aktivitetet e fondacionit. Mendoj se si në vende të tjera, gjatë tranzicionit kanë pasur rol të rëndësishëm dhe më pas secili mund të përcaktojë aspektet pozitive dhe negative. Por mendoj se  Shqipëria ka pasur ato mjetet, për të zhvilluar institucionet. Prandaj mendoj se përpjekja e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar ekziston, është prej vitesh, ndaj në këtë pikë unë mendoj se presim rezultatet që kjo të ndodhë. Është e domosdoshme që të bëhen bashkë të gjitha përpjekjet e forcave politike dhe të shoqërisë civile. Mendoj që kjo provë pjekurie, pas shtatorit, kjo provë të realizohet dhe Shqipëria të bëj përpara.

Balla: Alberto Cutillo, një mik i shqiptarëve dhe i emisionit, faleminderit që ishe me mua.

Cutillo: Ishte kënaqësi.

/REALSTORY.AL/




Skip to toolbar