Facebook prej kohësh është bërë pjesë e skandaleve për publikim dhe mos rruajtje të të dhënave personale. Madje u gjobit edhe me 5 miliard dollarësh për shkak se ka shkelur privatësinë e mbi 87 milionë përdoruesve të Facebook. Por duket se kjo nuk e ka penguar aspak Facebook, përkundrazi përdoruesit dhe aktiviteti i tyre në rrjetin social vijon të rritet.
Facebook ka parë një rritje në numrin mesatar të komenteve, pëlqimeve dhe reklamave të klikuara nga përdoruesit në periudhën janar – korrik 2019.
Këto të dhëna u konfirmuan nga Audience Insights, sektor i Facebook që përdoret nga reklamuesit për të mbledhur të dhëna për demografinë specifike që mund të synojnë reklamat.
Facebook deklaron se ka 2.7 miliardë përdorues mujorë në tërë paketën e saj të shërbimeve, duke përfshirë 1.56 miliardë përdorues të Facebook në ditë.