Policia e Beratit ka arrestuar një të ri 22-vjeçar, i cili është ndaluar në flagrancë pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, gjatë kohës që drejtonte mjetin.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasi me inicialet E.M, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, gjatë një kontrolli që forcat e policisë kanë kryer në mjetin e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë lëndë narkotike, e dyshuar Heroinë dhe një kartëmonedhë 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Shtetasi i lartpërmendur nuk iu bind patrullës së policisë në momentin e ndalimit dhe nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”, “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”, ”Mosbindja ndaj urdhrit të punjonjësit të policisë së rendit publik” , “Falsifikim i monedhave”.