Djali, xhiro me motorin e policisë. Video që vuri Salvinin në qendër të kritikave në Itali.

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini, është në qendër të kritikave në mediat italiane. Shkak për këtë është bërë një video e publikuar nga “La Republiça” ku djali i tij Federico, 16-vjeç, bën xhiro dhe argëtohet duke i bërë xhiro me një motor uji të policisë italiane, madje shoqërohet nga dy policë në aventurën e tij.

Kjo skenë ka ndodhur në bregdetin e Milan Maritima, në Papeete Beach, ku Salvini po kalon pushimet verës.

Skena është filmuar nga një reporter dhe policën janë përpjekur të mos e lejojnë reporterin të filmojë. Për të shmangur përmendjen e emrit të të birit të Salvinit, dy policët mohojnë faktin që në motorin e ujit që drejtohet nga një polic ndodhen dy persona ata i dalin shpesh herë para kameras në mënyrë që djali i Salvinit të mos duket. Pasi vunë re se reporteri po filmonte gjithçka njëri prej policëve pa unifmormë i bën thirrje policit tjetër që po ngiste motorin e ujit që të kthehet në breg.

Ndërkohë pasi lajmi u bë publik, ministri Salvini ka kërkuar edhe falje duke thënë se i gjithë faji bie mbi të dhe jo tek policia: “Gabimi im si baba, asnjë përgjegjësi nuk duhet t’i jepet policëve, të cilët përkundrazi i falënderoj sepse çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre për vendin tonë”.

Partitë e opozitës nuk e humbën mundësinë për të sulmuar Ministrin e Brendshëm.  Ligjet ndalojnë përdorimin e mjeteve shtetërore, për më tepër ato të policisë për qëllime private.



Skip to toolbar