Po kalonin Vjosën, lumi rrëmben një nga vajzat, tjetra në gjendje të rëndë

AKTUALITET


Dy vajza janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit të Vjosës në Tepelenë. Njëra prej tyre është mbytur ndërsa tjera ka shpëtuar dhe ka marrë trajtimin mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Dragot dhe si pasojë raportohet se ka ndërruar jetë shtetasja e me iniciale E.B, pasi është mbytur.

Ndërkohë vajza tjetër me iniciale S.Sh. është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Skip to toolbar