Frika e Hitlerit nga helmimi, 15 vajza që provonin çdo ditë “shijen e vdekjes”

BOTA


Imagjinoni të dini se çdo pjatë e ushqimit që do hani mund të jetë e fundit e juaja dhe se mëngjesi, dreka dhe darka mund të jenë vdekjeprurëse për ju. Dhe ju sërish duhet t’i hani ato.

Ky ishte fati i 15 femrave që ishin të punësuara nga Hitleri për të shijuar ushqimin përpara se ai ta konsumonte, nëse ishte apo jo i helmuar. Ky fakt nuk dihej nga jeta e Hitlerit, të paktën deri në 2013.

“Shija e vdekjes” ishte realiteti i përditshëm i disa femrave të reja, përmes të cilave Hitleri mbronte veten në rast se Aleatët, ose dikush tjetër, po përpiqeshin ta helmonin.

Historia e përvojave të këtyre grave të reja doli në dritë në vitin 2013, kur Margot Wölk 95 vjeç, zbuloi rolin e saj në këtë histori në revistën gjermane Der Spiegel.

Pavarësisht frikës së vdekjes në çdo kafshatë të tyre, ato konsideroheshin si më të privilegjuara me përvojat e shumë njerëzve të tjerë të luftës gjatë vitit 1944, ku pjesa më e madhe vuanin nga uria, ndërkohë që këto vajza merrni 3 vakte në ditë.

Sigurisht që ushqimi ishte vegjetarian me bazë perime, oriz, makarona dhe fruta, pasi Hitleri ishte një “urryes” i mishit.

“Pavarësisht se ushqimi mund të ishte plot shije, ato nuk e shijonim dot, përkundrazi derdhnim lot gjatë çdo vakti. Ne duhej t’i hanim të gjitha. Atëherë na duhej të prisnim një orë dhe trembeshim se do të sëmureshim dhe do të vdisnin. Në disa raste edhe qanim nga gëzimi se mbijetuam.”  tha Margot Wölk në një intervistë në vitin 2013.

Me sa dimë, asnjë nga vajzat nuk u helmua kurrë nga ushqimi. Por historia e tyre nuk do të dihej kurrë nëse nuk do të ishte për Margot Wölk.



Skip to toolbar