Policia e Durrësit ka zhvilluar një aksion për parandalimin e krimit dhe krijimin e sigurisë publike, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin P. A.,38 vjeç, banues në lagjen Nr. 14 Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i tij u bë sepse gjatë kontrollit fizik në një lokal, në lagjen Nr. 13 Durrës, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike e dyshuar si kokainë
Gjithashtu policia e Durrësit arrestoi në flagrancë shtetasin E. Y., 45 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 Durrës. Gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve E. Y., dhe A. K., është qëlluar në ajër me armë zjarri. Po punohet për kapjen e shtetasit A. K.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, për veprime të mëtejshme.