Lënia në arrest shtëpie apo detyrim paraqitje për pronarët dhe administratorët e transporti publik të përfshirë në skandalin e skemës së evazionit fiskal me biletat e autobusit fals, dhe lënia në burg e dy prej punëtorëve të këtyre kompanive, ka sjell reagimin e fortë të zëvendëskryeministrit, Erion Braçe.
Braçe e cilëson këtë vendim si pjesë e sistemit të kalbur dhe drejtësisë së vjetër, që shumë shpejt do të përballen me vettingun dhe do të marrin përgjigjen që meritojnë.
“Kjo është drejtësia e vjetër që kemi dhe produkti i kësaj drejtësie, pronarët e administratorët në shtëpi, punëtorët e tyre në burg. Por radha vjen shpejt në vetting. Me këta ka punë Vettingu.” shkruan Braçe, i cili sqaron se pronarët e liruar, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 1 miliardë lekë, i kanë të gjitha faktet dhe provat të dokumentuara me zë dhe figurë, kështu që e kanë të kotë të djegin provat.
“E keni kot, kot i digjni letrat, jemi një hap para jush, kemi çdo gjë në letër, zë e figurë! Mos u zhysni edhe më në krim, do ju kushtoj shumë më shtrenjtë! Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte në pagimin e tatimeve e taksave, ju kushton shumë më lirë!
Braçe falënderon çdo inspektor, polic dhe prokuror që hetoi këtë çështje dhe bëri një punë profesionale, pavarësisht se ndihet i tradhtuar për shkak të vendimit të gjykatës, “por kjo nuk do të zgjas shumë, bëni durim”.
Ditën e premte Gjykata e Tiranës vendosi masën arrest me burg për dy prej punëtorëve të kompanive të transporti publik dhe la të lirë pronarët dhe administratorët duke u dhënë masën “detyrim paraqitje” apo “arrest shtëpie”.