Kombëtarja e Spanjës arriti të fitojë ndaj Rumanisë me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje e vështirë për iberikët, pavarësisht se në letër ishin favorit. Spanja e nisi mirë takimin pasi gjeti rrugën e rrjetës me anë të Sergio Ramos, nga pika e bardhë e penalltisë,.
Spanja dyfishoi epërsinë e saj me të nisur pjesa e dytë, kur Paco Alcacer shtyu topin në rrjetë, pas asistimit të Jordi Alba (47’). Më pas ishin rumunët që shënuan me Florin Andone, në minutën e 59’ të takimit, duke ngushtuar kështu rezultatin. Por rumunët nuk ja dolën të përfitojnë nga epërsia numerike në fushë, pasi në minutën e 80’, Llorente u ndëshkua me kartonin e kuq.
Heroi i Spanjës ishte Kepa Arrizabalaga, i cili prite një gjuajtje me kokë, nga afër, në minutën e 92′ të takimit. Me këtë fitore, Spanja tashmë numëron 15 pikë, pra maksimumin e pikëve pas pesë ndeshjeve dhe mban pozitën e parë në tabelën e grupit F, kurse Rumania renditet e katërta, me shtatë pikë pas pesë ndeshjeve.