Për avokatin Spartak Ngjela, Shqipëria nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë shtet, por ajo po krijohet nga ndërkombëtarët falë Reformës në Drejtësi. Gjatë replikave të tij të ashpra me kreun e PR-së, Fatmir Mediu në emisionin Real Story, Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi është e vetmja shpresë që ky vend do të bëhet. Sipas avokat Ngjelës me këtë drejtësi të re nuk ka më rëndësi se kush është gjyqtari, por kush është ligji dhe kushtetuta, pasi atë do të zbatojnë.
“Reforma në Drejtësi është e vetmja shpresë, shtetin tonë po e bëjnë aleatët, pasi ne nuk mundemi dot ta bëjmë. Drejtësia është e vetmja shpresë e jona që do të eliminojë korrupsionin në nivele të larta qeverisëse. Nuk ka rëndësi se kush janë gjyqtarët, por kush është ligji dhe kushtetuta dhe për fatin tonë ky ligj po bëhet nga aleatët. Nuk ka zgjedhje të lira pas pushtet gjyqësor dhe asnjë sektor tjetër.” tha Ngjela
Reforma në Drejtësi është një nga reformat më të vlerësuara dhe të rëndësishme nga ndërkombëtarët dhe ajo është vazhdimisht nën monitorimin e SHBA që të krijohet siç duhet. Kjo drejtësi e re që pritet të vendoset sa më parë në zbatim me krijimin e strukturave të reja do të luftojë krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeverisës. Falë kësaj reforme të thellë, Shqipëria ka shpresa që t’i hapen negociata më 18 tetor, por dhe ka tmerruar kreun e shtetin dhe disa opozitarë dukë vënë në zbatim planin e tyre “për djegien e vendi’ dhe sulmimin e saj në mënyrë të vazhdueshme. / Real Story