FIFA ka publikuar renditjen e përmuajshme të kombëtareve. Kreun e kësaj
renditje mban Belgjika, e cila vijojnë të
jetë në formë të shkëlyqer në ndeshjet ndërkombëtare. Në “Top 10”
skuadrat e para ka pasur disa ndryshime, ku Franca është ngjitur në vendin e
dytë, pas Belgjikës, ndërsa Brazili ka zbritur në vendin e tretë. Dhjetëshja e
parë plotësohet me Anglinë në vendin e katërt, Prtugalinë, Uruguay, Spanjën,
Kroacinë, Kolumbinë dhe Argjentinën.
Ndërkohë, kombëtarja jonë përfaqësuese mbetet në vendnumëro, pasi nuk ka ndryshuar pozicion. Kuqezinjtë mbajnë vendin e 64 në renditjen e FIFA-s edhe për këtë muaj. Ajo që ka pasur një tjetër përmirësim, është përfaqësuesja e Kosovës. Daradanët janë ngjitur në vendin e 119-të. Kosova është ngjitur me një vend në renditjen e FIFA-s, duke tërhequr vëmendjen e Qeverisë Botërore të Futbollit.
FIFA e ka promovuar këtë rritje të Kosovës në faqen e saj zyrtare, duke shkruar “Kosova arrin rekordin e lartë”. “Kosova, në vendin e 119) është shpërblyer për paraqitjet e tyre të mira në kualifikueset e UEFA Euro 2020, duke arritur pozitën e tyre më të mirë, të pasur ndonjëherë”, shkruhet në faqen zyrtare të FIFA-s.