Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me euro false dhe drogë. Arrestimi i tyre u bë në një lokal, pas një hetimi të karabinierëve për sjelljet e tyre të dyshimta. Në pranga ranë 26-vjeçari S.M dhe 34-vjeçari S.F., të cilat u kapën me një sasi droge me vete.
Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tyre ku sekuestruan 221 gram hashash, 12 gram kokainë, 70 gram marijuanë, material për paketim dhe peshore. Në banesë u gjetën edhe 247 kartëmonedha me prerje 50 euro false, vlera e të cilave arrinte në 12 mijë e 350 euro.