Mirditë, ekzekutohet i riu nga Kurbini, nis hetimi për autorin

AKTUALITET


Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës. Viktima rezulton se është Eri Zefi, 34 vjeç, banues në Kurbin, i cili është gjetur i pajetë në një kanal. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivi i këtij krimi të rëndë, por policia njofton se grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Zona ku ndodhi vrasja është disa kilometra larg qendrës së Rrëshenit në një zonë të thellë malore. Burime policie thonë se uniformat blu kanë ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorin ose autorët.

Kjo është vrasja e tretë që shënohet në dy ditë në vendin tonë. Vetëm një ditë më parë, ndërsa pinte kafen e mëngjesit u ekzekutua me kallashnikov Besnik Hida, ndërsa në mesditë për shkaqe pronësie, Sadi Dakuci vrau vëllain, Kujtim Dakuci dhe nipin Flogert Dakuci. Më pas Dakuci qëlloi edhe veten.



Skip to toolbar