“Far West” në Durrës, policia parandalon vrasjen

AKTUALITET


Një konflikt me armë zjarri mes disa personave mund të kishte një fund fatal, nëse policia nuk do kishte ndërhyrë në kohë. Shtetasi me iniciale A.B., 26 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në ajër, gjatë një konflikti fizik me disa persona në lagjen 18 në Durrës. Shkrepja e armës ka bërë që banorët të lajmërojnë menjëherë policinë.

Sapo panë policinë, personat e përfshirë në konflikt u larguan menjëherë në drejtime të ndryshme, ndërsa 26-vjeçari me armë zjarri u largua me një makinë së bashku me shokun e tij, E.K., 30 vjeç.

“Arratisja” e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi janë ndaluar pas pak minutash nga policia duke përfunduar në pranga. Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar armën tip pistoletë me të cilën është qëlluar në ajër si dhe makinën me të cilën, dy personat u larguan duke mos iu bindur urdhrit të policisë.

Dy të arrestuarit nuk janë të panjohur për policinë, pasi mbi ta rëndojnë precedentë të mëparshëm penal  që nga sulmet fizike ndaj personit deri tek kundërshtimi i efektivëve të policisë.

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri mes disa personave

DurrësPolicia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri mes disa personave Reagimi në kohë e me profesionalizëm vë në pranga dy autorët e konflikti me armë zjarri të cilët tentuan të largohen me shpejtësi me automjet por u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe automjeti.Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në lagjen nr 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë.Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës.Gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me disa fishekë luftarakë.Shtetasit e arrestuar njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale " Mbajtja pa leje i armëve dhe i municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike" në ngarkim të shtetasit A.B., dhe "Moskallëzimi i krimit " në ngarkim të shtetasit E.K.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 4. Oktober 2019


Skip to toolbar