Pjesë e grupeve kriminale në Shkodër, arrestohet tek Komuna e Parisit

Më të fundit


Operacioni nga Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Renean, FNSH e forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mudnur arrestimin e një personi të shpallur në këkrim dhe më rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni u zhvillua në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë nën emrin e koduar “Kompleksi”. Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim Barush Bregu , 33 vjeç, lindur në Shkodër, i cili ndodhej në një banesë të marrë me qera.

Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Po gjatë operacionit u arrestua ne flagrance dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, banues në Shkodër për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

ShkodërOperacion për kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Finalizohet me sukses…

Publiée par Policia e Shtetit sur Samedi 4 mai 2019


Skip to toolbar