U luajtën pasditen e të enjtes ndeshjet e radhës kualifikuese të Euro 2020. Kazakistani u mund në shtëpi nga Qipro me rezultatin 1-2, me skuadrën qipriote që mbanë vendin e tretë në grupin I me 10 pikë. Ndërkohë, po në këtë grup, Belgjika fitoi ndaj San Marinos me rezultatin e thellë 9-0, duke mbajtur vendin e parë me 21 pikë. Ndërkohë, Rusia mundi Skocinë me rezultatin 4-0, duke siguruar vendin e dytë në grup me 18 pikë. Kroacia në grupin E fitoi 3-0 ndaj Hungarisë, duke shkuar në kuotën e 13 pikëve.
Aktualisht skuadra kroate mban vendin e parë në këtë grup, ndërsa ndiqet nga Sllovakia që barazoi 1-1 me Uellsin. Hollanda fitoi ndaj Irlandës së Veriut 3-1 në grupin C, duke marrë kryesimin e grupit me 12 pikë. Megjithatë, në këtë grup gjithçka është e komplikuar, pasi Gjermania dhe Irlanda e Veriut ndodhen në vendin e dytë dhe të tretë, por kanë nga 13 pikë. Ekipet e tjera të këtij grupi, Bjellorusia dhe Estonia barazuan 0-0, ndërsa të dyja skuadrat janë jashtë garës për kualifikimin.
Në grupin G, Polonia mundi Lituanin me rezultatin 3-0, duke u ngjitur në vendin e parë me 16 pikë, ndërsa Austria ndodhet në vend të dytë në këtë grup me 13 pikë, pasi fitoi ndaj Izraelit me rezultatin 3-1. Maqednoai e Veriut fitoi ndaj Sllovenisë me rezultatin 2-1, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, pasi ndodhet në vend të tretë në grup me 11 pikë, kur kanë mbetur dhe tre ndeshje për tu luajtur.