Arsenal vijon me rezultatet zhgënjyese në Premier League, duke i ulur shanset për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Të dielën “Topçinjtë” barazuan me Brighton 1-1, duke u larguar nga vendi i katërt në renditje, me 3 pikë diferencë.
Tani skuadrës së Unai Emery i duhet të fitojë Europa League ose të mund Tottenham me goleadë në ndeshjen e fundit, për të mbajtur gjallë shpresën e arritjes së Championsit sezonin e ardhshëm.
Aubameyang kaloi të tijët në avantazh që në minutën e 9′, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë. Ky gol mund të mos kishte qenë i vetmi për Arsenal, nëse nuk do të kishte shpërdoruar disa mundësi të tjera.
Brighton barazon në minutën e 60′, pas një shpërqëndrimi të Granit Xhakës në zonë. Glan Murrayy u tregua i saktë përballë Lenos. Një rezultat i keq për Topçinjtë, të cilët sulmojnë me shumë forca pas barazimit.