Një peshkaqen i llojit tigër, me gjatësi 5 metra dhe peshë rreth 500 kg është kapur në ujërat e Adriatikut. Peshkaqeni ka ngecur në rrjetën e anijes së peshkimit “Meduza Durrës”, në rreth 175 metra thellësi.
Këta peshkaqenë nuk jetojnë në ujëra kaq të cekët, por ndryshimi i klimës duket se ka detyra peshqit e mëdhenj të vijnë gjithmonë e më afër bregut për gjetje të ushqimit.
Peshkaqeni tigër është një nga llojet më të rrezikshme për ujërat e Adriatikut dhe të Mesdheut.