I moshuari plagos vëllain për pronën

AKTUALITET


Prona është kthyer sërish në një burim konflikti dhe krimi në një familje shqiptare. Konfliktet e pronësisë kanë nisur një sherr mes dy vëllezërve në moshë të thyer, konkretisht 72 dhe 67 vjeç.

72-vjeçari me iniciale A.G., goditi me mjete të forta të vëllanë 67 vjeç, duke i shkarkuar plagë. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.


Ngjarja e rëndë ndodhi në Lushnje, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të sherrit që përfundoi me plagosjen e njërit prej vëllezërve.




Skip to toolbar