Përvjetori i Kacifas, policia bllokon në kufi ekstremistin grek

AKTUALITET


Ekstremisti grek Babus Karathanos, eksponent i njohur i Agimit të Artë,  nuk është lejuar të hyjë në doganën e Qafë Botës, për të marrë pjesë në një vjetorin e vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kacifas në Bularat. Karathonas është një nga personat e shpallur “non grada” në Shqipëri, pasi një vit më parë shkaktoi trazira dhe bëri thirrje nacionalist, ultrafashiste ndaj shqiptarëve. Për ndalimin e tij në kufi ka reaguar edhe vetë ekstremisti duke e cilësuar si tentativë frikësimi ndaj grekëve. Ai ka publikuar foton e dokumentit ku ndalohet të hyjë në Shqipëri, ndërsa hedh akuza se qeveria shqiptare po tenton të frikësojë pakicat greke.

Ja fotografia e dokumentit që thotë se nuk më lejohet të hyj në Shqipëri sepse dokumentet e mia të udhëtimit nuk janë në rregull. Pas disa orësh të shpenzuar në kufirin e Greqisë-Shqipëri duke u përpjekur për të arritur në Bularat për të marrë pjesë në memorialin e Kostandinos Kacifas ata më dhanë këtë dokument dhe më ndaluan të hyj në Shqipëri. Sigurisht, me këto dokumente të njëjta udhëtimi që shpesh udhëtoj në Evropë. Por jo në Shqipëri. Kryeministri i këtij vendi që ndalon qytetarët grekë të kalojnë në territorin e saj me justifikime qesharake, uron të ketë një takim me Kryeministrin grek. Ai gjithashtu dëshiron që vendi i tij të bashkohet me familjen europiane. Ndërkohë në bazë të përditshme, po terrorizon pakicën kombëtare greke të Epirit të Veriut. Por le të dijë se grekët nuk frikësohen dhe frikësimi i tij nuk do të kalojë.” shkruan Karathanos.

Gjatë një vjetorit të vrasjes së Kacifas, forca të shumta policie dhe RENEA-s janë vendosur në Bularat për të shmangur krijimin e incidenteve. Në rrjetet sociale ekstremistët grekë kanë bërë thirrje për mbështetje të Kacifas duke ardhur për përvjetorin e tij në Shqipëri. Ekstremisti Kostandinos Kacifas mbeti i vrarë një vit më parë, pasi hapi zjarr ndaj forcave RENEA në Bularat. Vrasja shkaktoi reagime të shumta të nacionalisteve dhe ekstremistëve grek, të cilët e varrosën Kacifas, si të hero të tyre.



Skip to toolbar