Ministri i Jashtëm në detyre Gent Cakaj tha se Qeveria nuk mund të jap dorëheqjen si në rastin e Zaev në Maqedoninë e Veriut, pasi Bundestagu i ka vënë disa kushte për të përmbushur. Cakaj tha se mes dy qeverive ka një nivel të ndryshëm përgjegjshmërie dhe se Bundestagu i ka dhënë disa detyra Shqipërisë, për të cilat qeveria nuk mund të japë dorëheqjen. Ai tha se vendi është në mes të një reforme zgjedhore dhe se ajo duhet të jap rezultatet e para në mënyrë që të flitet për zgjedhje të parakohshme.
“Nivelet e përgjegjësive para opinionit të brendshëm janë krejtësisht tjera. Faktori i dytë është strukturor se në Shqipëri nuk ka hapësirë për dorëheqje. Në qëndrimet e Bundestagut, Shqipëria detyrohet për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për reformën elektorale dhe ne jemi në mes të kësaj reforme. Nuk mund të ketë zgjedhje elektorale në Shqipëri pa mbarim të reformës elektorale. Ne jemi në një situatë kur nuk kemi Gjykatë funksionale Kushtetuese. Shqipëria është në mes të një reforme dhe kjo reformë duhet të konsolidojë rezultatet e saj para se Shqipëri të jetë në gjendje për të diskutuar për zgjedhjet e parakohshme. Politikisht, krahasimi me Maqedoninë nuk qëndron”, tha Cakja gjatë një interviste në televizionin e Kosovës, KTV.