Bayern Munchen duket se është lodhur me Niko Kovac dhe po mendon seriozisht që ta shkarkojë trajnerin kroat. Humbja e fundit ndaj Frankfurt me shifrat 5-1, me sa duket nuk do të kalojë lehtë dhe viktima kryesore pritet të jetë Kovac.
Si pasojë, mediat gjermane kanë nisur të spekulojnë mbi zëvendësuesit e mundshëm dhe së fundmi në skenë ka dalë një emër mjaft i njohur. Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, i cili për herë të fundit ka drejtuar Juventusin.
Italiani është përfolur edhe për stolin e Manchester United, por nuk ka pasur asgjë konkrete. Sipas raportimeve të fundit, pritet që drejtuesit gjermanë të kenë edhe një takim me Allegrin dhe gjithçka mund të mbyllet shpejt.