Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në Peqin, ku një 75 vjeçar u dhunua dhe më pas u grabit në banesën e tij.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 3 personave, të dyshuar si pjesëmarrës në grabitje, përkatësisht B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës si dhe është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të konsiderueshme parash.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Vjedhja”.