“Do tronditim lojën ndaj Shqipërisë”, Rafael Varan në eufori

AKTUALITET


Kapiteni i Francës, Rafael Varan foli në prag të sfidës ndaj kombëtares tonë. Ai u shpreh se kanë ardhur në Shqipëri vetëm për të marrë tre pikët. “Ne jemi kampionët e Botës dhe duam pikët e plota, me qëllim që të kemi grupin e parë në grupin  tonë”, tha lojtari francez. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Varan u shpreh se Franca do të synojë të “tronditi” lojën.

“Në ndeshjen me Moldavinë, në pjesën e parë ishim statik, por na u desh të ndryshojmë. Nesër mendojmë të trondisim lojën dhe të jemi më dinamikë. Motivimi jonë është që nëser të fitojmë ndeshjen. Me Moldavinë pjesa e parë nuk ishte e mirë, por nesër jemi të angazhuar për të bërë një lojë të mirë”, tha Varan.

Megjithatë, pavarësisht optimizmit dhe faktit që e Varan e konsideron ekipin e tij Kampion Bote, ai tregon se Shqipëria bën lojë intensive dhe preson shumë. Varan thotë se ndeshja do të jetë e vështirë.

“Nuk ka qenë një ndeshje e lehë. E konsiderojmë ndeshje të vështirë, pasi Shqipëria bën një lojë intensive në krah dhe preson shumë. Ndeshja nuk do jetë e thjeshtë. Fitorja në Paris na lehtësoi, por nesër nuk do jetë e lehtë. Do na takoj ne të luajmë fort, edhe Deshamp tha që do jetë një ndehsje e vështirë, pasi luajnë në shtëpinë e tyre dhe luajnë në inaugurimin e stadiumit të ri”, tha futbollisti i kombëtares së Francës.



Skip to toolbar