Rama takon lojtarët Kuq e Zi, para stërvitjes në “Air Albania Stadium”

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama vizitoi kombëtaren e futbollit pak çaste përpara se kuqezinjtë të zhvillonin stërvitjen e parë zyrtare në stadiumin e ri kombëtar. Rama shoqërohej në vizitën e tij nga presidenti i FSHF Armand Duka.

Vizita e kryeministrit te futbollistët e kombëtares, vjen në prag të sfidës ndaj Francës, e cila mbyll kualifikueset e Euro 2020. Ndërkohë, për futbollistët e kombëtares, stërvitja e të shtunës në “Air Albania Stadium”, është hera e parë që ata prekin tapetin e blertë të këtij stadiumi.


Qeveria, FSHF, UEFA dhe një investitor privat, janë katër donatorët kryesorë të ndërtimit të impiantit modern me 21.690 vende, që do të ketë inaugurimin zyrtar të dielën në 17 nëntor.

Kujtojmë se të pranishëm në inaugurimin e këtij stadiumi do të jenë personalitete të futbollit botëror, presidenti i UEFA-s, drejtues federatash, si dhe shumë personalitete të sportit, politikës dhe jetës publike në vend.




Skip to toolbar