Kuqezinjtë nuk e nisin mbarë në “Air Albania”. “Gjelat”, dy gola në 45 minuta

SPORT


Kuqezinjtë nuk e kanë nisur mbarë ndeshjen e parë në stadiumin kombëtarë. Në 45 minutat e para kanë pësuar dy herë gol, ndërsa porta franceze ka mbetur e paprekur.

Festa e kuqezinjve ka zgjatur vetëm 8 minuta. Corentin Tolisso ka shfrytëzuar mjaft mirë një asist të dhënë nga Antoine Griezmann, duke çuar topin në rrjetë.

Kombëtarja shqiptare u duk sikur nuk do dorëzohej lehtë! Manaj dhe Hysaj kanë pasur dy raste të mira për të shënuar gol, por fatkeqësisht aksioni i bukur i kuqezinjve nuk është finalizuar me një gol.

Në minutën e 32-të, të besuarit e Edi Rejës kanë pësuar golin e dytë. Pas Corentin Tolisso në minutën e 8-të, është Griezman ai që të shtangur tifozët kuqezinjtë nga një aksion model. “Gjelat” përfitojnë nga një keqpozicionin i mbrojtjes kuqezi dhe arrijnë t’i çajnë pikërisht në zemër, duke dyfishuar shifrat.

Griezmann kishte 667 minuta që nuk realizonte për përfaqësuesen franceze dhe është zgjuar pikërisht në kryeqytetin shqiptar, duke i shënuar golin e dytë Shqipërisë.

Reja ka qenë i nervozuar gjatë pjesës së parë me kuqezinjtë, duke kërkuar të respektonin porositë e dhëna para ndeshjes. Shqipëria e nisi këtë sfidë me 11-shen: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

Ndërsa Franca me: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Dy sfidat e tjera në Grupin H, në pjesën e parë janë mbyllur respektivisht Andorra-Turqi-0-2, Moldavi-Islandë 0-1. Me këtë rezultat, Shqipëria mbetet në vendin e katërt, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Andorrën.



Skip to toolbar