Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje direkte me gazetarin Sokol Balla në emsionin “Real Story” tha se ekipet e kërkim-shpëtimit nxorrën trupin e pajetë të një gruaje pjesë e familjes Lala e bllokuar nën rrënojat e vilës 4-katëshe në zonën e ish-Kënetës. Ndërsa Misnitria e Mbrojtjes konfirmoi se viktima ishte Griselda Lala, 22 vjeç, duke shënuar kështu viktimën e 31 nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.
Në rrënojat e vilës 4-katëshe në zonën e ish-Kënetës ndodhen edhe 5 persona të tjerë, ku po punohet për t’i nxjerrë konkretisht Marjeta Lala, binjakët 3-vjeçar Dionis dhe Dionisa Lala, Emilio Lala 6 vjeç dhe Ilir Lala (i paralizuar). Ndërkohë ditën e djeshme u nxorën të pajetë Sadete Lala 79 vjeç dhe Amelia 8 vjeç. I vetmi i mbijetuar nga familja Lala që është nxjerr nga rrënojat ka qenë Rame Lala, 17 vjeç.