Dyshohet se morën 300 milionë lekë, grabitet mjeti që transportonte lekët e bankës

AKTUALITET


Një grabitje ndodhi mesditën e të hënës në zonën e Kasharit. Sipas News 24, në autostradën Tiranë-Durrës, autorë të paidentifikuar morën një shumë të konsiderueshme parash nga një makinë e “Security Spartan”, duke dhunuar personat që ndodheshin në mjet. Paraprakisht dyshohet se atutorët kanë marrë të paktën 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, që po transportoheshin me makinën e shërbimit privat.

Autorët ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën makinës, i kanë nxjerrë personat nga makina dhe janë larguar drejt Tiranës nga rruga dytësore. Vetëm pak metra më larg, ata kanë braktisur makinën dhe nuk dihet nga kanë ikur me shumën e parave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën dhe po kryen kontrolle, ndërkohë që po merren në pyetje dy personat që ishin në makinë.

Në informacionin zyrtar të policisë, thuhet se “Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonën ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes”.



Skip to toolbar