Policia e Tiranës arrestoi të mërkurën një të ri, i cili mbante armë zjarri pa leje. Kanë qenë qytetarët e Tiranës ata që kanë pikasur 23-vjeçarin me inicialet E.P., që mbante armë zjarri.
Qytetarët kanë lajmëruar policinë, ndërsa efektivët blu pas këtij informacioni nisën punën për kapjen e të riut.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.