Bie në greminë efektivi i RENEA-s. Pritet ndërhyrja nga ajri

AKTUALITET


Një efektiv i RENEA-s ka pësuar një aksident të rëndë duke rënë në një greminë nga një lartësi e madhe duke u plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Dukagjin të Shkodrës. Televizionet informative raportojnë se efektivi i RENEA-s është identifikuar dhe quhet Bledar Beluli. Ai mësohet se ka  dëmtuar të dyja këmbët.

Forcat e policisë dhe ata të RENEA-s janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet ndërhyrja nga ajri për shpëtimin e tij.



Skip to toolbar