Mish pule me salmonelë, bllokohen 2130 kg në Vlorë

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Vlorë një sasi prej 2130 kg produkt mish pule me salmonelë ardhur nga Polonia.

Drejtoria Rajonale e AKU Vlorë, pas marrjes së informacionit nga sistemi RASFF (Sistemi i informimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë),  për prani mikrobiologjike në një ngarkesë me produkt “mish pule” me origjinë nga Polonia, kreu menjëherë kontrollin në subjektin me aktivitet “Tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të qumështit dhe tregtimin e produkteve dhe nënprodukteve të mishit”.

Ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, rezultoi  pas kryerjes së analizave me prezencë salmonelë jashtë çdo standardi për konsumim. Pas konstatimit AKU kreu procedurën e bllokimit të produktit deri në marrjen e masave për asgjësimin e tij.



Skip to toolbar