Inskenoi vjedhjen, pranga 44-vjeçarit

AKTUALITET


Policia e Beratit arrestoi një shtetas pasi dyshohet se vodhi një shumë prej 10 milionë lekësh. Konkretisht, bëhet fjalë për shetasin Gentjan Mahmutaj, 44-vjeç. Ai ishte punonjës i një kompanie xhamash. Ditën e diel, ky shtetas kishte shkuar me furgon te disa klientë të kompanisë ku punonte për të mbledhur detyrimet.

Në përfundim të punës, shtetasi Gentjan Mahmutaj telefonoi pronarin duke i thënë se disa persona të armatosur i kishin zënë pritë dhe e kishin grabtiru. Ndërkohë, pronari i biznesit, shtetasi me inicialet R.K, telefonon policinë dhe raporton ngjarjen. Uniformat Blu në Berat vihen në lëvizje dhe zbulojnë të vërtetën.

44-vjeçari Mahmutaj kishte inskenuar vjedhjen, duke grabitur vetë shumën e parave që kishte mbledhur nga bizneset. Policia bëri arrestimin e tij si dhe sekuestrimin e shumës prej 1 milion lekësh të reja, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.



Skip to toolbar