Masa të rrepta nga policia për fishekzjarret, 4 veta në ndjekje penale

AKTUALITET


Policia e Shtetit ka shtuar masat me qëllim parandalimin e shitjes së fishekzjarrëve e kapsollave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e njerëzve ndërkohë që Drejtori i Policisë së Shtetit ka urdhëruar të gjitha strukturat që të shtojnë kontrolle në mbarë vendin. 4 persona janë vënë nën procedim penal për shkak se tregtonin fishekzjarrë e kapsolla.

Policia ka ushtruar kontrolle në mbarë territorin e vendit, dhe si rezultat i kontrolle të pandërprera, muajt e fundit, janë proceduar penalisht 4 shtetas të cilët tregtonin kapsolla zeus dhe fishekzjarrë, një nga këto raste është evidentuar dhe proceduar në Tiranë, ku shtetasi A.A. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.


Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin  janë  kontrolluar 334 dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete, si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Duke qenë se po afron Festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë ushtrimin e kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit të njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse  tregtojnë artikuj piroteknikë të ndaluar.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike.




Skip to toolbar