Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin e i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Për plot 5 orë Dako ka dëshmuar lidhur me përgjimet në “Dosjen 339” ku doli emri i tij në lidhje me shitblerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të vitit 2017. Dako është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen dhe jo si person nën hetim.
Kryebashkiaku Dako ka dëshmuar për prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi lidhur me përgjimet telefonike për operacionin “Vol-Vo 4”, ku ka dalë emri i tij gjatë një bisede mes Altin Avdylaj dhe personave të tjerë për blerje votash në Durrës.