Digjet makina e shefit të paraburgimit në Bradashesh

AKTUALITET


Makina e shefit të policisë së paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan është djegur mbrëmjen e të mërkurës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” vetëm 100 metra larg drejtorisë së policisë së Elbasanit, kur mjeti tip ‘Benz ML’ me targë AA 131 IX shpërtheu në flakë.

Nga zjarri është dëmtuar pjesërisht makina e Krenar Kasos, ndërsa hetimet paraprake dyshojnë se ngjarja ka qenë aksidentale. Megjithatë grupi hetimor nuk përjashton mundësinë e një djegie të qëllimshme për shkak të detyrës, edhe pse nuk ka pasur probleme apo konflikte.

Krenar Kasi disa vite më parë ka qenë shefi i sektorit të narkotikëve në drejtorinë e policisë së Elbasanit, më pas shef i policisë në burgun e Peqinit dhe së fundmi, shef i policisë në paraburgimin e Bradasheshit në Elbasan.



Skip to toolbar