“Në Tiranë u luftua ashpër”, Kasmi: Gjermanët patën humbje të mëdha gjatë ikjes nga Shqipëria

#NËRADAR


Lufta për çlirimin e Tiranës është një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë gjatë luftës së dytë botërore. Për këtë ngjarje, historiani Marenglen Kasmi solli në “Real Story” disa dokumente exclusive, që hedhin dritë mbi operacionet ushtarake që filluan në javët e para të nëntorit duke u mbyllur në datën 17 nëntor, ditën që në historiografinë shqiptare njihet si dita e çlirimit të Tiranës. Kasmi solli së pari një dokument të ushtrisë gjermane, që tregonte lëvizjen e ushtrisë naziste nga Elbasani në Tiranë. Sipas tij, harta gjermane, është e ngjashme me atë të publikuar më herët edhe nga historiografia shqiptare.

“Gjermanët rrinin në qytet pranë rrugëve që u interesonin. Betejën në Tiranë janë forcat e ushtrisë partizane ato që e bëjnë. Popullsia dha një kontribut të madh. Kjo është një skcië që del për herë të parë. Kjo tregon lëvizjen e forcave gjermane, tregon lëvizjen nga Elbasani në drejtim të Tiranës. Me të kuqe janë forcat partizane. Po ta marësh këtë skcië të bërë nga gjermanët në 29 qershor 1944 dhe ta ballafaqosh me hartën që ka bërë historiografia shqiptare, po ti vësh të dyja hartat janë thuajse njësoj. Kjo tregon që dhe historiografia shqiptare ka qenë. Në thelb qëndrojnë të njëjta. Janë të pasqyruara me emra, me kohë, dhe për të ardhur në luftimet në Tiranë në pjesën veriore”, tha Kasmi.


Sipas historianit Kasmi, gjermanët ishin në operacion tërheqje në fillim të muajit nëntor nga Tirana. Sipas tij, forcat që ndodheshin në Tiranë, pritën dhe mbërritjen e 4 mijë trupave të tjerë ushtarësh që erdhën nga Struga. “Tërheqja e ushtrisë gjermane në të gjitha frontet, është një art më vete që studjohet sot edhe në akademi. Kjo është e qytetit të Tiranës, tërehqja është nga rruga e Kavajës. Tërheqja është bërë e organizuar. Ndjekin rrugën te “Shallvaret”, marin rrugën e Kavajës dhe dalin te aerodromi i Laprakës. Pse u vonua largimi? Sepse ajo kollona me 4 mijë ushtarë që erdhi nga Qafë Krraba u shkëput në Strugë për tu ardhur në ndihmë forcave gjermane në Tiranë. Forcat gjermane mbështetni njëra-tjetrën, dhe kjo kolonë u shkëput nga Struga për ti ardhur në Tiranë për ndihmë. U mendua për 4 ditë, por zgjati 2 javë pasi u godit nga forcat partizane”, tha Kasmi.

Marenglen Kasmi tregoi gjithashtu se forcat partizane kishin urdhër që asnjë gjerman të mos mbetej gjallë në Tiranë. Ai tha se kjo bëhej për dy arsye; së pari sepse kështu fitonin pikë përballë aleatëve, dhe së dyti, kështu konsolidoheshin për të drejtuar Shqipërinë pas luftës. “Sepse po të ecej me llogjikën që ti lëmë të ikin i bie që nuk do luftonte asnjëri. Ishin të dyja aspektet, po luftohet fort kundër gjermanëve, urdhëri ishte të mos lejohej asnjë këmbë gjermani të dilte nga Tirana, ndërkohë që po vinte dhe pushteti. Është luftë e cila sa më shumë të luftohej më shumë do kishte përfitim. Çdo ushtrar gjerman që vritej në Tiranë ishte plus shumë i madh dhe në sy të aleatëve. Në raportin përfundimtar për tërheqjen e trupave nga Elbasani në Tiranë, është një moment pritës. Nëse gjermanët nga Elbasani do vinin më shpejt ata në Tiranë do largoheshin më shpejt. Është një tërheqje e organizuar”, tha Kasmi.

Po sa ishin humbjet e gjermanëve në këtë luftë? Marenglen Kasmi tregoi në “Real Story” se të dhënat e sakta mungojnë, por sipas tij jepet një shifër e përafërt me rreth 1400 ushtarë të vdekur, të plagosur apo humbur. Gjithashtu ai hodhi dritë edhe mbi operacionin e largimit të trupave gjermane mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944 nga Tirana. “Lufta e Tiranës, të gjitha dëshmitë gjermane thonë që është bërë luftë shumë e ashpër. Në 16 nëntor kolona e Steyrer hyn në Tiranë. Bëjnë mbledhjen dhe vendosin menjëherë duhet të largohemi nga Tiranë. Bilanc përfundimtar nuk ka por jepet një shifër e përafërt prej 1400 ushtarësh gjermanë për gjithë rrethin e Tiranës, të vrarë, të plagosur dhe të humbur. Numri total është 2400 për gjithë territorin shqiptar. Interesantja është se në muajt shtator, tetor dhe nëntor të 1944 janë dhe humbjet më të mëdha. Tiranë nuk ruhej nga ushtarët gjermanë sup më sup”.

“Kjo është luftë në zona urbanet, një nga luftrat më të vështira. Është luftuar shumë, i kishte të gjitha elementët brenda, ishte operacion. Gjatë tërheqjes nga Tirana, makinat ku ishin të gjitha dokumentet u dogj dhe humbën shumë dokumente. Do dinim shumë më shumë sot për pushimin gjerman të Shqipërisë nëse kjo makinë nuk do ishte djegur. Përfundimi është se largimi nuk u realizua dot gjatë ditës, dhe do e provojmë natën. I vihet flaka rrugës së Kavajës. Mes flakëve të rrugës së Kavajës gjithë kolona gjermane, dhe diku pa shkuar të 21, kthehet dhe përqendrohet në aerodromin e Laprakës dhe prej aty vazhdon në drejtim të Vorës”, tha Kasmi./Realstory.al/




Skip to toolbar