Një i moshuar është dhunuar dhe grabitur nga maskat gjatë natës në Memaliaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate, kur persona të maskuar kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e 87-vjeçarit Hiqmet Ramadani, ku kanë vjedhur një shume prej 1.2 milionë lekësh të reja (rreth 10 mijë euro).
Ata e kanë dhunuar të moshuarin, i cili jetonte vetëm me gruan në shtëpi duke i marrë shumën e parave dhe janë larguar. 80-vjeçari, u shoqërua në spitalin Memaliaj, ku mori mjekim si dhe u transportua në spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër për ndihmë mjekësore më të specializuar.