Fier, makina me 3 adoleshentë bie në kanal

AKTUALITET


Dëshira për të shëtitur me makinë edhe pa pasur moshën për të pasur një leje drejtimi nuk i ka penguar 3 adoleshentët të ndërmarrin këtë aventurë. Fatkeqësisht kjo shëtitje ka rezultuar me humbjen e kontrollit të mjetit dhe plagosjen e tre adoleshentëve.

Policia e Fierit ka raportuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Kraps”, ku mjet tip “Renault” humbi kontrollin dhe ra në një kanal anash rrugës.


Mjeti drejtohet nga shtetasi me iniciale A.A, 15 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur së bashku me dy pasagjerët e tjerë K.A, 15 vjeç dhe A.A, 15 vjeç, të gjithë banues në Kraps, Fier.

Tre adoleshentët ndodhen jashtë rreziku për jetën dhe po marrin mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal Fier.




Skip to toolbar