Macron i hap derën negociatave: Nëse raporti i KE është pozitiv, gati të votojmë pro

AKTUALITET


Presidenti francez Emmanuel Macron tha të shtunën se ai do të lejojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse ekzekutivi i bllokut u jep atyre një vlerësim pozitiv muajin tjetër. Komentet e Macron erdhën gjatë Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munih.

“Ne jemi në pritje të raportit të Komisioni Evropian në Mars…në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat”, deklaroi Presidenti francez



Skip to toolbar