Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka uruar fëmijët me rastin e 1 qershorit. Ai ka përcjellë një mesazh për fëmijët, shoqëri të drejtë dhe politikë të sinqertë.
Ruçi thotë se dija është shtegu drejt mirëqenies së fëmijëve dhe bën thirrje për mbrojtjen e tyre nga rreziqet e pabarazisë dhe kurthet e teknologjisë.
“Të mbrojmë fëmijët nga rreziqet e pabarazisë. Të mbrojmë fëmijët nga kurthet e teknologjisë”, shprehet Ruçi.