Kontingjenti ushtarak niset me mision në Afganistan, Peleshi: Shqipëria do përmbushë detyrimet ndaj Aleancës

AKTUALITET


Një tjetër kontingjent i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi iu ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, ndërsa thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.

  • foto galeri MESAZHI I PELESHIT
    Rrugë të mbarë!
    Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support.
    Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.
    Mision të mbarë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë!


Skip to toolbar