A është imunizuar pas dozës së dytë? Rama: Ka nevojë për të gjithë ciklin

CORONAVIRUS


Kryeministri Edi Rama tha se imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin teksa u pyet nga gazetarët nëse mund të quhet tani i imunizuar pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Rama u ndal tek ardhja e dozave mbrëmjen e kaluar, duke folur për një situatë tejet kaotike me furnizimin në gjithë Europën.

“Imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën. Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë, nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë që patjetër duken shumë pak, por në fakt e para mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimi ne kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët.

Së dyti, mos harrojmë që situata e furnizimit me vaksina në gjithë Europën është tejet kaotike. Vendet e mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugën gjyqësore për kompanitë. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrit të prodhimit”, tha Rama.



Skip to toolbar