A do ‘ndëshkohet’ Lulzim Basha? Elisabeta Imeraj i drejtohet KLP pas akuzave në ‘Real Story’

Më të fundit


Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të diskutojë sot kërkesën e prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila kërkon nga ky institucion që të dalë me një qëndrim ndaj akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha në adresë të saj.

Në emisioni ‘Real Story’ Basha e quajti prokuroren Imeraj një ikonë të krimit, e kukull të oligarkëve, akuza për të cilat ajo tha se janë shantazh për shkak të dosjeve që kryedemokrati ka në prokurori.


“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli. Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.  Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë.” – tha Imeraj në një mesazh të lexuar ‘live’ nga autori i emisionit ‘Real Story’ Sokol Balla.

Në përgjigje të saj Basha u shpreh se ajo c’ka paraqet interes për të, është që fati I reformës në drejtësi të shkojë përapara.

“Edhe dosjet e porositura nga Edi Rama dhe oligarkët që e mbështesin zonjën në fjalë kanë shkuar në gjykatë dhe kanë treguar se sa të motivuara politikisht ishin, por unë i kam thënë publikisht që ky nuk është shqetësimi im personal sepse ato ishin gjëra që ashiqare bëheshin me urdhra politikë. Fati i saj personal nuk më intereson fare,zero. Se kush është ajo e dinë të gjithë gjyqtarët e prokurorët e Tiranës e të Shqipërisë, po as kjo s’më intereson, zero. Mua më intereson që reforma në drejtësi të ecë përpara dhe sot nuk ka partner strategjik që nuk e ka kuptuar se ai vendim i kundërshtuar 8 orë nga përfaqësuesisht ndërkombëtar është një goditje e rëndë për besueshmërinë e reformës në drejtësi. Po ky nuk është lajtmotivi. I kemi denoncuar të gjithë rastet ky është i fundit dhe po ju them” – tha Basha në studion e ‘Real Story’.




Skip to toolbar