A doli lajmi nga BKH? Karamuço: Ka një përplasje mes Byrosë dhe SPAK. Më shumë dyshime bien mbi…

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se më shumë dyshime për të nxjerrë informacion të dosjeve hetimore bien te BKH sesa prokurorët e SPAK, të cilët merren me dosjet. Sipas tij, rrjedhja e një informacioni të tillë dëmton hetimin dhe iu jep mundësi të akuzuarve të largohen nga vendi.

“Ka një përplasje të fortë që nga koha e drejtuesit Kraja midis SPAK dhe BKH, një përplasje e cila ka cuar deri në kërkesën për dorëheqje në atë kohë të zonjës Hajna, e cila nuk ndodhi me ndërhyrjen e partnerëve të huaj. Kjo përplasje vazhdon ende sot. Nga pikëpamja teknike, më shumë ka akses një hetues i BKH në dosje sesa prokurori që ka dosjet e veta dhe punon paralelisht. Kështu ka më shumë doza dyshimi që këto gjëra dekonspirohen nga BKH sesa nga prokurorë apo kolegë të tij. Prokurori vetë nuk e ka në interes.


Mund të jenë dy prokurorë por ka raste që punojnë për një dosje dhe e mbrojnë shumë informacionin mirëpo detyra i delegohen hetuesve të BKH dhe këta në një mënyrë ose në një tjetër marrin një informacion dhe mundohen të bëjnë një analizë dhe nxjerrin thashetheme në tregun mediatik sikur do të ndodhë kjo ose ajo. Kanë vonuar në kohë se cfarë ka ndodhur më pas nga eksperienca e mëparshme. Ka dëmtuar hetimin, ka nxitur autorët e mundshëm dhe ata që do të arrestoheshin të largohen. Kjo ka ndodhur edhe me Metamorfozën kur vetëm 24 orë para masave, kriminelë janë larguar menjëherë nga Shqipëria.”, tha eksperti.




Skip to toolbar