A po emëron PS njerëz politikë? Veliaj: Edi Rama po punon për këto zgjedhje si më 2013, po drejton si një trajner i mirë

AKTUALITET


Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “Neës 24” përballë gazetarit Sokol Balla, i pyetur nëse PS po afron njerëz politikë brenda vetes, u shpreh se Rama po punonj si një trajner i mirë.

Sipas Veliajt, Edi Rama po punon për zgjedhjet si në vitin 2013, kurse  Lulzim Basha është në plazh.


“Emërimet, si ministrja e Arsimit sot janë punë e Edi Ramës, pasi ai është kryeministër. Rama po drejton si trajner i mirë. Sot nuk kemi asnjë krizë financiare, në krahasim me palën që kemi përballë. Sot nuk kemi as tanke nëpër rrugë. Nuk kemi as TVSH që jep lajmet siç thotë partia. E mira nuk ka fund patjetër, por është një ekip i shkëlqyer.

Mua më duket se Edi Rama po punon si më 2013, kurse lideri i opozitës duket se është në plazh. Ngjan se kryeministri e ka nisur me vrull, ndërsa opozita e ka marrë situatën sikur është në plazh”, tha Veliaj.

Sipas tij, opozita e sotme shtoi pasurinë edhe kur shqiptarët ishin në krizë.

“Ne edhe për tërmetin kemi bërë gjithçka, iu kemi dhënë shtëpi njerëzve që kanë mbetur pa banesa nga ky tërmet. Kjo nuk është bërë për Italinë. Nuk dua që gjërat të bëhen politike. PD gënjen dhe gënjen hapur, siç gënjeu banorët e Shkodrës, që për 10 vjet nuk mori asnjë pagesë, nuk ka paguar të përndjekurit politikë, teksa të përndjekurit kanë marrë vetëm një këst.

PD del bllof përditë. Familja Cakoni humbi familjarë , të tjerët dolën me humbje ekonomike. Basha ka 4 shtëpi. Basha dhe kompanitë e lidhura me të kanë shtuar pasurinë në vitin që shqiptarët humbën banesat. Alternativa përballë Ramës është dikush që ka shtuar pasurinë gjatë pandemisë. Këta që flasin për oligarkët, duan që të pausurit të paguajnë më pak taksa”, u shpreh Veliaj.




Skip to toolbar